RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri Kurti u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker

kryeministri-kurti-u-prit-ne-darke-nga-ministri-i-shtetit-per-mbrojtje,-lord-coaker

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmë u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

Gjatë darkës, kryeministri Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti: ndihmën ndaj refugjatëve, rolin e Gjeneralit Michael Jackson në çlirim, si dhe pas luftës në shtet-ndërtim, zhvillim dhe integrim.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes, në drejtim të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Në këtë kontekst, ai përmendi bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Related posts

Kina ndal bashkëpunimin me SHBA-në në sektorët kyçë

admin

Udhëheqësit e BE-së reagojnë ndaj kufizimit të vizave nga SHBA-ja për 5 evropianë

admin

Somali, 12 ushtarë të vdekur nga përleshjet midis forcave rivale të sigurisë

admin