RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Somali, 12 ushtarë të vdekur nga përleshjet midis forcave rivale të sigurisë

somali,-12-ushtare-te-vdekur-nga-perleshjet-midis-forcave-rivale-te-sigurise

Së paku 12 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë u plagosën kur një betejë me armë shpërtheu të hënën mes njësive të forcave të sigurisë në shtetin Puntland të Somalisë në qytetin port të Bosaso, theksoi një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Beteja ka ndodhur në hyrje të aeroportit ndërkombëtar Bosaso.

Një zyrtar i lartë i sigurisë së shtetit gjysmëautonom, i cili foli me telefon me AA-në, tha se përleshja ka trazuar fluturimet hyrëse dhe dalëse.

Ministri i Sigurisë së Puntland, Abdisamad Gallan, i cili foli për mediat, tha se luftimet filluan pasi ushtarët nga Forca e sigurisë Puntland (PSF) u përpoqën të hynin në aeroport me armët e tyre dhe u përleshën me sigurinë e aeroportit.

Gallan tha se luftimet shpërthyen për shkak të mosmarrëveshjes midis dy palëve, duke shtuar se është e ndaluar që forcat të hyjnë me armë në aeroportet e Puntland.

Një aeroplan që transportonte ndihma humanitare dhe Sadia Yasin Samatar, nënkryetares së parlamentit të Somalisë, iu mohua e drejta për aterim.

Por ministrat e sigurisë dhe të brendshëm të Puntland pretenduan se nuk ishin në dijeni të udhëtimit të saj në Bosaso dhe i kërkuan qeverisë federale të respektonte administratën e shtetit të tyre gjysmëautonom.

Samatar, zyrtarja më e lartë grua në qeverinë somaleze, aktualisht po shërben si presidente e përkohshme pasi presidenti Hassan Sheikh Mohamud dhe kryetari i parlamentit Adan Madobe nuk janë në vend.

Related posts

Presidenti turk mbërrin në Soçi për të takuar homologun e tij rus

admin

Rusia thotë se ka penguar dy bombardues strategjikë amerikanë të kalojnë kufirin

admin6

Vala e të nxehtit, tetë qytete italiane në “alarm të kuq”

rezart morina