RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacioni iranian i udhëhequr nga kryetari i parlamentit mbërrin në Islamabad për bisedime me SHBA-në

delegacioni-iranian-i-udhehequr-nga-kryetari-i-parlamentit-mberrin-ne-islamabad-per-bisedime-me-shba-ne

Një delegacion iranian i udhëhequr nga kryeparlamentari Mohammad Bagher Qalibaf ka mbërritur në Islamabad të Pakistanit për negociata me SHBA-në, transmeton Anadolu.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se delegacioni, i cili përfshin kryediplomatin Abbas Araghchi, sekretarin e Këshillit të Mbrojtjes, Ali Akbar Ahmadian dhe guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnasser Hemmati, përbëhet nga komitete të sigurisë, politikës, ushtarake, ekonomike dhe ligjore.

Sipas agjencisë, bisedimet pritet të fillojnë vetëm nëse Washingtoni pranon parakushtet e Teheranit.

Më herët, Qalibaf tha se një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të sigurohen para fillimit të negociatave me SHBA-në.

Pakistani, së bashku me Turqinë, Kinën, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, të mërkurën arriti të sigurojë një armëpushim dyjavor mes Washingtonit dhe Teheranit, 40 ditë pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, të dyja palët ranë dakord të takohen në Islamabad për bisedime me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Related posts

Kryeministri britanik nën presion për t’i kërkuar Trumpit të heq dorë nga veprimet ligjore ndaj BBC-së

RTI

Pr.ligji për Luginën e Preshevës, Osmani: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve nuk është më i padukshëm

admin

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

admin