RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holandë, nëpunësit civilë në grevë për shkak të ngrirjes së pagave

holande,-nepunesit-civile-ne-greve-per-shkak-te-ngrirjes-se-pagave

Nëpunësit civilë në Holandë hynë sot në grevë për të protestuar kundër ngrirjes së pagave, sipas transmetuesit NOS, transmeton Anadolu.

Punonjësit e administratës publike nuk kanë marrë rritje page këtë vit, pasi ngrirja e pagave e miratuar nga kabineti i mëparshëm nuk po anulohet nga qeveria e re.

Sindikatat po organizojnë takime gjatë ditës në disa qytete, përfshirë Amsterdamin, Apeldornin, Groningenin, Maastrichtin, Utrechtin dhe Roterdamin.

Pritet që punonjës nga organizata të ndryshme të hyjnë në grevë për 24 orë ndërsa disa për 72 orë.

Si pasojë, ndërtesat që i përkasin ministrive dhe Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të pastrohen ose do të pastrohen vetëm pjesërisht për tre ditë.

Related posts

Presidenti turk diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje brenda NATO-s

Kushtrim Guraj

Aktakuzë ndaj zyrtarit shtetëror, merrte para për ushtrim ndikimi në vendimmarrje

admin

Arrestohen 2 zjarrfikës në Francës për zjarret shkatërruese

admin