RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspektorati ndalon punimet 27 vendpunishte, 9 prej tyre në Prishtinë

inspektorati-ndalon-punimet-27-vendpunishte,-9-prej-tyre-ne-prishtine

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndaluar punën në 27 vendpunishte të sektorit të ndërtimtarisë gjatë 48 orëve të fundit.

Aksioni inspektues, i ndërmarrë me vendim të Ministrisë së Punës, është shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, me fokus në ndërtimtari.

Sipas të dhënave të IQP-së, vetëm në Prishtinë janë mbyllur 9 vendpunishte, ndërsa 6 të tjera në Ferizaj dhe 4 në Prizren. Ndërkohë, kontrollet kanë përfshirë edhe komuna të tjera, ku janë evidentuar parregullsi të ndryshme.

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve do të përballen me procedura gjyqësore për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara gjatë inspektimeve.

“Në përfundim të aksionit, të gjitha kompanitë që kanë rezultuar me ndalim të punimeve procesohen automatikisht në gjykatë. Riinspektimet do të zhvillohen në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët, për të verifikuar nëse janë eliminuar parregullësitë”, thuhet në njoftimin e IQP-së.

Related posts

Foshnja e katërt palestineze humb jetën nga të ftohtit në Gaza që nga nëntori

RTI

Brukseli me iniciativë për të organizuar një takim Maqedoni e Veriut-Bullgari

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Netanyahu e ka shkruar emrin e tij në histori si ‘kasapi i Gazës’

admin