RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë

shtrenjtohet-nafta-ne-kosove

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin e derivateve për ditën e sotme.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent, duke arritur në 1.67 euro për litër, derisa një ditë më parë çmimi i naftës ishte 1.66 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të shitet me 0.86 euro për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

Related posts

Përdhunoi të miturën, 20-vjeçari nga Prizreni dënohet me tetë vite burg

admin

Lufta në Gaza/ VOA: Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike

admin

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

admin