RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë

shtrenjtohet-nafta-ne-kosove

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin e derivateve për ditën e sotme.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent, duke arritur në 1.67 euro për litër, derisa një ditë më parë çmimi i naftës ishte 1.66 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të shitet me 0.86 euro për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

Related posts

Rasti tragjik i foshnjës në spitalin e Pejës, Ministria e Shëndetësisë shkarkon shefin e Inspektoratit Shëndetësor

admin

Shpëtohen 40 emigrantë pranë brigjeve të Lampeduzës

Muhamet Ramadani

Policia franceze arrestoi mbi 1.300 persona në natën e katërt të protestave të dhunshme

admin