RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 72.594 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-72.594-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 72.594 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë trupi i pajetë i një palestinezi dhe e 5 të plagosurve të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 818 palestinezë dhe janë plagosur 2.301 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 762 palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.594 ndërsa numri i të plagosurve në 172.404.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Related posts

“Shpërthen” COVID-19, afro 900 raste në 24 orët e fundit

admin

Vdes në spital i dyshuari që plagosi dy gratë në Fushë Kosovë

admin

Turqia pezulloi tregtinë me Izraelin, Erdogan: Kjo lëvizje do jetë shembull edhe për shtetet e tjera! Ne nuk duam armiqësi me asnjë vend, por…

admin