RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebrenj dogjën shtëpitë dhe automjetet e palestinezëve në Bregun Perëndimor

kolonet-hebrenj-dogjen-shtepite-dhe-automjetet-e-palestinezeve-ne-bregun-perendimor

Kolonët izraelitë u vunë zjarrin shtëpive dhe automjeteve të palestinezëve në një vendbanim në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, dhjetëra kolonë hebrenj sulmuan vendbanimin Turmusaya, në veri të qytetit Ramallah.

Kolonët agresivë u vunë flakën disa shtëpive dhe automjeteve në vendbanimin Turmusaya. Ka pasur incidente mes banorëve të vendbanimit dhe kolonëve të cilët kanë reaguar për këtë.

Në lajmet e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se kolonët hebrenj sulmuan vendbanimin Turmusaya nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Në lajme thuhet se disa qytetarë palestinezë në Turmusaya kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Grupet palestineze dënuan sulmet e kolonëve hebrenj

Nga ana tjetër, grupet palestineze në Rripin e Gazës dënuan sulmet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.

Në deklaratat e bëra nga Hamasi, Lëvizja Xhihad Islamik, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe Fronti Popullor Demokratik për Çlirimin e Palestinës, theksohet se palestinezët do të vazhdojnë të mbrojnë jetën dhe tokat e tyre.

Shtatë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, u vranë dhe mbi 60 palestinezë u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në qytetin Jenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, të hënën, duke përdorur një helikopter të tipit “Apache”. Në përleshje u plagosën edhe 7 ushtarë izraelitë.

Related posts

“Jeta nuk ia vlen më”/ Problemet me të cilat përballen të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, 25 vjet pas përfundimit të saj

admin

Drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë: Dy oficerë lanë pozicionet e tyre dhe u vunë në kërkim të atentatorit të Trump përpara se ai të qëllonte

admin

Sondazhet e para në Itali për zgjedhjet e PE, kryeson partia e Giorgia Melonit! Ja si renditen forcat e tjera

admin