RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 72.594 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-72.594-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 72.594 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë trupi i pajetë i një palestinezi dhe e 5 të plagosurve të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 818 palestinezë dhe janë plagosur 2.301 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 762 palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.594 ndërsa numri i të plagosurve në 172.404.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Related posts

E gjithë vëmendja në Majemi, SHBA dhe Rusia në bisedime për fundin e luftës në Ukrainë! Zelensky propozon takim trepalësh, Witkoff dhe Kushner takohen me liderët europianë

admin

BE 1,23 miliardë euro për iniciativat për shëndetin mendor

Muhamet Ramadani

Hiqen tabelat me alfabetin serb në Veri të Kosovës, zëvendësohen me ato shqip-serbisht

admin