RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarr masiv në rafinerinë ruse “Tuapse” pas sulmeve me dronë nga Ukraina

zjarr-masiv-ne-rafinerine-ruse-“tuapse”-pas-sulmeve-me-drone-nga-ukraina

Guvernatori i rajonit jugor Krasnodar të Rusisë, Veniamin Kondratyev raportoi sot për një zjarr masiv në një rafineri nafte pranë bregdetit të Detit të Zi pas një sulmi me dron, transmeton Anadolu.

Kondratyev tha në një deklaratë se rafineria e naftës “Tuapse” po përjeton “një tjetër emergjencë serioze” dhe 164 persona po punojnë aktualisht për të shuar zjarrin në objekt, me 46 pajisje të vendosura.

“Zjarrfikësit po raportojnë vazhdimisht për situatën. Ekipi i reagimit do të zgjerohet më tej së shpejti”, shtoi Kondratyev. Ai tha se një evakuim i banorëve në ndërtesat pranë rafinerisë së naftës është duke u zhvilluar aktualisht dhe një strehë e përkohshme është ngritur në një shkollë lokale.

Sulmi është i fundit në një seri sulmesh me dron që synojnë rafinerinë e naftës dhe portin Tuapse, të vendosur në bregdetin e Detit të Zi, gjatë javëve të fundit. Javën e kaluar, selia operative e rajonit Krasnodar zbuloi derdhje nafte të shkaktuar nga një sulm me dron më 16 prill.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar rregullisht kryerjen e sulmeve që synojnë rafinerinë e naftës “Tuapse”, përfshirë edhe atë më 16 prill dhe së fundmi të hënën.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se mbrojtja ajrore rrëzoi 186 dronë ukrainas mbi pesë rajone, përfshirë Krasnodarin si dhe Detin e Zi, Detin Azov dhe Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Related posts

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

admin

Ambasada gjermane në linjë me BE-në për Urën e Ibrit, zgjidhja në Bruksel

admin

Kremlini: Putin dhe Erdogan nuk diskutuan çështjen e sistemit S-400 në takimin e tyre javën e kaluar

admin