RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati i Kinës, Wang pret në takim homologun sirian Al-Shaibani në Pekin

kryediplomati-i-kines,-wang-pret-ne-takim-homologun-sirian-al-shaibani-ne-pekin

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi priti në Pekin homologun sirian, Asaad al-Shaibani për të diskutuar për “interesat e përbashkëta”, transmeton Anadolu.

Ky është udhëtimi i parë në Kinë i ministrit të Jashtëm sirian Al-Shaibani që kur presidenti Ahmed al-Sharaa formoi qeverinë në Siri në janar, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar. “Shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe Sirisë kanë histori të gjatë, me Rrugën e lashtë të Mëndafshit që lidh dy popujt”, i tha Wang ministrit të jashtëm sirian.

Ai tha se “Kina ndjek një politikë miqësore ndaj të gjithë popullit sirian dhe respekton zgjedhjet e bëra nga populli sirian në mënyrë të pavarur”. Të dy vendet shënojnë 70 vjetorin e lidhjeve diplomatike vitin e ardhshëm. Wang dhe Al-Shaibani lëshuan gjithashtu një deklaratë të përbashkët.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, Wang i tha ministrit të Jashtëm sirian se të dy vendet kanë interesa të gjera të përbashkëta. “Kina do të vazhdojë të mbështesë parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe t’i kthejë marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur”, tha Wang.

“Siria duhet të parandalojë çdo entitet që përdor territorin e saj për të kryer aktivitete që dëmtojnë sigurinë kombëtare, sovranitetin dhe interesat e Kinës”, tha ministri i Jashtëm kinez. Ai shtoi se të dyja palët duhet të rifillojnë gradualisht shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.

“Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive pjesëmarrjen në rindërtimin ekonomik të Sirisë dhe të kontribuojë në zhvillimin shoqëror të Sirisë dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve”, tha Wang, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kinës.

Related posts

Izraeli zotohet se do të ndjekë Hamasin “në Gaza dhe në mbarë botën”

Muhamet Ramadani

Shpëtohen 113 emigrantë të rrëmbyer nga një shtëpi në Meksikë

Muhamet Ramadani

Kina kritikon kufizimet e udhëtimit për udhëtarët kinezë

admin