RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

“shqiptari-i-vdekur-eshte-shqiptari-i-mire”,-koret-fyese-ne-ndeshjen-ne-maqedonine-e-veriut-nxisin-reagime-dhe-hetime

Në Maqedoninë e Veriut është raportuar një incident me përmbajtje të rëndë fyese gjatë ndeshjes së kampionatit vendor mes Vardarit dhe Tikveshit, e cila përfundoi me rezultat 7–0.

Sipas raportimeve, gjatë takimit të zhvilluar në Shkup, tifozët e grupit ultras të Vardarit “Komiti” kanë kënduar kore me përmbajtje antishqiptare, përfshirë thirrje fyese ndaj shqiptarëve. Pamjet e këtyre koreve janë publikuar në rrjete sociale, por janë hequr pak kohë më vonë.

Ngjarja ka nxitur reagime pasi thirrje të tilla nuk janë të panjohura në stadiumet e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në një periudhë tensionesh politike dhe protestash të studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në procesin arsimor.

Lidhur me incidentin, autoritetet kanë bërë të ditur se është hapur procedurë për veprën penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”. Sipas ligjit në fuqi, për persona fizikë parashihen gjoba prej 600 deri në 1000 euro, ndërsa për klubin sportiv gjoba mund të variojë nga 1500 deri në 5000 euro në rast të mosparandalimit të sjelljeve të tilla.

Related posts

Bullgaria, është dhe s’është Shqipëri

Muhamet Ramadani

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërcen me ushtarët izraelitë

Muhamet Ramadani

Lajmet e fundit nga Pa’lestina; Vazhdojnë su’lmet iz’raelite ndaj shtëpive dhe kampeve të refugjatëve

Muhamet Ramadani