Qindra hebrenj ultra-ortodoksë, të njohur si Haredim, kanë bllokuar një rrugë që çon drejt Kudsit Perëndimor për të protestuar kundër ndalimit të personave që shmangin shërbimin ushtarak, raporton Anadolu.
Protestuesit Haredi të cilat janë kundër rekrutimit u mblodhën në një urë që të çon në Kudsin Perëndimor dhe bllokuan përkohësisht hyrjen në zonë.
Demonstruesit protestonin kundër ndalimit të hebrenjve ultra-ortodoksë nga policia izraelite për shmangie të shërbimit ushtarak.
Protesta janë zhvilluar në disa qytete pas rifillimit të operacioneve të arrestimit që synojnë shmangësit e rekrutimit.
Dje, përleshje shpërthyen mes policisë dhe qindra protestuesve Haredi që tentonin të bllokonin një rrugë në kryqëzimin Golda Meir në Kudsin Perëndimor.
Në qytetin jugor Ashkelon, qindra demonstrues që protestonin kundër ndalimit të studentëve Haredi hynë në oborrin e komandantit të policisë ushtarake, gjeneral brigade Yuval Yamin, pasi kaluan mbi muret e shtëpisë së tij.
Në muajin mars, shefi i Shtabit të Izraelit, Eyal Zamir, tha se ushtria po përballet me presion të madh për shkak të mungesës së personelit dhe se përjashtimi i hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak po ndikon në kapacitetin operacional.
Hebrenjtë Haredi përbëjnë rreth 13 për qind të popullsisë së Izraelit prej afërsisht 10 milionë banorësh dhe shpesh refuzojnë shërbimin ushtarak për arsye fetare.

