RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca pas sulmit ndaj një murgeshe në Kuds: Aktet anti-krishtere janë të papranueshme

franca-pas-sulmit-ndaj-nje-murgeshe-ne-kuds:-aktet-anti-krishtere-jane-te-papranueshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka dënuar sulmin e fundit nga një shtetas izraelit ndaj një murgeshe në Kuds, transmeton Anadolu.

Barrot në rrjetin social amerikan X e përshkroi sulmin si “të neveritshëm”.

“Dënimi duhet të jetë shembullor, në mënyrë që aktet anti-krishtere që po shtohen në Tokën e Shenjtë të marrin fund, akte që Franca, e përkushtuar ndaj misionit të saj historik për mbrojtjen e komuniteteve katolike dhe vendeve të shenjta, nuk mund t’i tolerojë në asnjë rrethanë”, tha Barrot.

Komentet e ministrit Barrot vijnë pasi u raportua se një burrë 36-vjeçar izraelit u arrestua për sulmin ndaj një murgeshe franceze në Kudsin Lindor, sipas policisë izraelite, në një sulm që u cilësua si i “motivuar racialisht”.

Related posts

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli del sot para gjykatës

admin

Jordania paralajmëron për zgjerimin e luftës në Gaza mes sulmit izraelit

Muhamet Ramadani

Vendet e Evropës Jugore thirrje BE-së për “më shumë veprim në çështjen e migracionit”

admin