RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane është e “parashikueshme” mes tensioneve me Iranin

gjermania:-terheqja-e-trupave-amerikane-eshte-e-“parashikueshme”-mes-tensioneve-me-iranin

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se tërheqja e planifikuar e trupave amerikane nga Evropa është e “parashikueshme”, teksa tensionet transatlantike po rriten për shkak të luftës së SHBA-së me Iranin, transmeton Anadolu.

Pistorius tha se pritej që SHBA-ja të reduktojnë praninë e tyre ushtarake, përfshirë edhe në Gjermani, pasi ushtria amerikane njoftoi plane për të tërhequr rreth 5 mijë trupa nga vendi.

Ky hap vjen mes marrëdhënieve të tensionuara mes SHBA-së dhe aleatëve kryesorë evropianë për konfliktin në vazhdim me Iranin.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Irani po e “poshtëron” SHBA-në në negociatat që synojnë përfundimin e konfliktit.

Pistorius theksoi se Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e saj, duke theksuar se Gjermania është “në rrugën e duhur” përmes përpjekjeve për të zgjeruar forcat e saj të armatosura dhe për të përshpejtuar prokurimet.

Ai shtoi se Berlini do të vazhdojë koordinimin e ngushtë me aleatët, veçanërisht me Britaninë, Francën, Poloninë dhe Italinë.

Related posts

Rama nuk do shihej si tradhëtar nëse…

admin

Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua

admin

UNESCO: Deri në fund të shekullit rrezikojnë të zhduken 3000 gjuhë

admin