RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli deporton aktivistët e ndaluar nga flotilja për Gazën

izraeli-deporton-aktivistet-e-ndaluar-nga-flotilja-per-gazen

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se dy aktivistët e ndaluar nga flotilja humanitare që ishte nisur drejt Gazës janë deportuar nga vendi.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ministria tha se aktivistët Saif Abu Keshek dhe Thiago Ávila u deportuan pas përfundimit të hetimeve ndaj tyre.

“Pas përfundimit të hetimeve, dy provokatorët profesionistë nga flotilja provokuese, Saif Abu Keshek dhe Thiago Ávila, u deportuan sot nga Izraeli,” thuhet në deklaratë.

Autoritetet izraelite shtuan se nuk do të lejojnë “asnjë shkelje të bllokadës detare të ligjshme ndaj Gazës”.

Aktivistët ishin pjesë e flotiljes humanitare që synon të dërgojë ndihma në Rripin e Gazës, mes vazhdimit të krizës humanitare në territorin palestinez. /mesazhi

Related posts

SHBA jep 2.6 miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

admin

Osmani: Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë

admin

Gjendja e rënduar në fshatin Dardani të Ferizajt pas vërshimeve, Basha del me reagim

admin