RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri spanjoll mbështet yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, pas kritikave të ministrit izraelit të mbrojtjes

kryeministri-spanjoll-mbeshtet-yllin-e-barcelones,-lamine-yamal,-pas-kritikave-te-ministrit-izraelit-te-mbrojtjes

Kryeministri spanjoll shprehu mbështetje për futbollistin Lamine Yamal pas akuzave të ministrit të mbrojtjes së Izraelit se ylli i Barcelonës ka “nxitur urrejtje ndaj Izraelit” për shkak të shprehjeve publike të mbështetjes për palestinezët, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane X, Pedro Sanchez tha se ata që e konsiderojnë valëvitjen e flamurit të një shteti si “nxitje urrejtjeje” ose “kanë humbur gjykimin, ose janë verbuar nga turpi i tyre”.

“Lamine ka shprehur vetëm solidaritetin me Palestinën që e ndiejnë miliona spanjollë. Një arsye më shumë për të qenë krenar për të”, shtoi Sanchez.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e kishte akuzuar Yamalin për nxitje të “urrejtjes ndaj Izraelit”.

Të hënën, futbollisti 18-vjeçar i Spanjës u pa duke valëvitur flamurin gjatë paradës së ekipit në rrugët e Barcelonës me rastin e shpalljes kampion në La Liga, ndërsa në festime morën pjesë rreth 750.000 njerëz.

Pamjet e këtij gjesti u bënë shpejt virale në internet dhe shkaktuan reagime nga mbështetës dhe figura publike.

Related posts

Femra e parë në krye të Kishës së Anglisë

Muhamet Ramadani

Kryeministri i Britanisë paralajmëron: Kërcënimi nga Rusia ekziston për të gjithë Evropën! Ka ardhur koha që…

admin

Një trofe me vlerë një pasuri: çmim rekord që do marrë fituesi i Botërorit

Muhamet Ramadani