RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB paralajmëron rrezik të madh nga uria në Somali

okb-paralajmeron-rrezik-te-madh-nga-uria-ne-somali

Somalia po përballet me një nga krizat më të rënda të urisë në botë. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se në pjesën jugperëndimore të vendit mund të shpërthejë uri e madhe, ndërsa afro gjashtë milionë njerëz po përballen çdo ditë me mungesë ushqimi.

Sipas OKB-së, fëmijët janë më të prekurit nga kjo krizë humanitare. Shumë familje nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, ndërsa numri i fëmijëve të kequshqyer po rritet vazhdimisht.

Situata është rënduar edhe më shumë nga mungesa e ndihmave humanitare, rritja e çmimeve dhe konfliktet në pjesë të ndryshme të botës, të cilat po ndikojnë në uljen e mbështetjes ndërkombëtare për Somalinë.

Organizatat humanitare po bëjnë thirrje për ndihmë urgjente, me qëllim që të shmanget një tragjedi e re humanitare në këtë shtet afrikan. /mesazhi

Related posts

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Muhamet Ramadani

Të paktën 250 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në Gaza

admin

Hamasi e quan “përshkallëzim të rrezikshëm” ligjin për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë

Hevzi