RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

studentet-shqiptare-protestojne-sot-ne-shkup-per-mbrojtjen-e-gjuhes-shqipe

Studentë shqiptarë nga vise të ndryshme do të tubohen sot në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mosmbajtjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Tubimi protestues është paralajmëruar të fillojë në orën 16:30 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe treva të tjera shqiptare, të cilët po kërkojnë që provimi të organizohet edhe në shqip.

Organizatorët kanë zgjedhur moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe studentëve që t’i bashkohen protestës në numër sa më të madh.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e tyre, ku theksohet rëndësia e ruajtjes dhe përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale.

Related posts

Trupat ukrainase futen për herë të parë në territorin rus, reagon Putin: Provokim në shkallë të gjerë

admin

Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran! Media amerikane: Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte ‘po’ Donald Trump, negociatat dhe telefonatat që çuan në armëpushim

admin

Kolonët izraelitë bastisin Al-Aksanë për të shënuar Vitin e Ri hebre

admin