RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vrasje nga pakujdesia

air-france-dhe-airbus-shpallen-fajtore-per-vrasje-nga-pakujdesia

Një gjykatë në Francë ka shpallur fajtorë kompaninë ajrore Air France dhe prodhuesin e avionëve Airbus për vrasje nga pakujdesia lidhur me rrëzimin e një avioni në Oqeanin Atlantik në vitin 2009.

Gjykata vendosi se të dyja kompanitë mbajnë përgjegjësi për aksidentin tragjik të fluturimit nga Rio de Janeiro drejt Parisit.

Në aksident humbën jetën të gjithë 228 personat që ndodheshin në bord. Ngjarja konsiderohet një nga katastrofat më të rënda ajrore në historinë moderne të Francës.

Vendimi i gjykatës vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në industrinë e aviacionit dhe në kërkesat e familjarëve të viktimave për drejtësi. /mesazhi

Related posts

Erdoğan zotohet se nuk do të pushojë derisa të ringjallen të gjitha zonat e goditura nga tërmeti – VIDEO

Muhamet Ramadani

Zhduket një person në Fushë-Kosovë

admin

Turqi, në ditën e tetë të kërkimeve shpëtohet nga rrënojat një vajzë 6-vjeçe

Muhamet Ramadani