RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajvan, 52 persona akoma të zhdukur pas tërmetit të fuqishëm

tajvan,-52-persona-akoma-te-zhdukur-pas-termetit-te-fuqishem

Të paktën 52 persona janë zhdukur në Tajvan pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi bregun lindor të ishullit, ku humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 1 mijë të tjerë, transmeton Anadolu.

Epiqendra e tërmetit ishte qarku Hualien, me një popullsi prej rreth 300 mijë banorësh nga gjithsej 23 milionë banorë që jetojnë në Tajvan.

Derisa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, 93 persona u bllokuan në pjesët lindore të qarkut Hualien. Tërmeti, më i fuqishmi që ka goditur vendin ishull në 25 vjet, shkaktoi dëme në infrastrukturë dhe trazoi trafikun dhe sistemet e furnizimit me energji elektrike në rajon.

Kujtojmë se në vitin 1999 rreth 2.400 njerëz humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Tajvanin në mes të natës.

Presidenti Tsai Ing-wen vendosi ushtrinë në zonat e prekura, me ushtarë të pajisur me mjete kërkimi dhe shpëtimi, përveç ekskavatorëve për heqjen e mbeturinave të përfshirë në përpjekje.

Korporata hekurudhore e Tajvanit tha se është rihapur linja hekurudhore midis qarqeve Yilan dhe Hualien, e cila dje u mbyll.

Kompania ‘Taiwan Semiconductor Manufacturing Co.’ gjithashtu mbrëmë rifilloi prodhimin pas një pezullimi të shkurtër.

Related posts

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? Zbulohen detaje të dokumentit sekret

admin

SHBA, kërkesa për ndihmë ushqimore e lartë sikurse gjatë pandemisë

Muhamet Ramadani

“Një botë fuqish të mëdha po lind”- Kancelari Merz, fjalim në Parlamentin gjerman: Ne jemi partnerë dhe aleatë, e jo vasalë! Më shumë vetëbesim ndaj SHBA-ve

admin