RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, disa të plagosur në një shpërthim kimik në shtetin e Washingtonit

shba,-disa-te-plagosur-ne-nje-shperthim-kimik-ne-shtetin-e-washingtonit

Disa persona janë plagosur sot në një shpërthim të madh kimik në një uzinë të letrës dhe celulozës të kompanisë “Nippon” në veriperëndim të SHBA-së, në shtetin e Washingtonit, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Departamenti i Zjarrfikësve në qytetin Longview tha në një deklaratë në platformën sociale amerikane Facebook se ekipet e emergjencës iu përgjigjën shpërthimit rreth orës 7:30 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe paralajmëruan banorët të shmangin Rrugën Industriale dhe zonat përreth, ndërsa ekipet po vazhdonin punën në vendngjarje.

Departamenti e cilësoi incidentin si një “reagim emergjent aktiv” dhe tha se informacione shtesë do të publikohen sapo të jenë të disponueshme.

Autoritetet nuk dhanë menjëherë detaje për numrin e të plagosurve apo shkakun e shpërthimit.

Fabrika “Nippon Dynawave Packaging” ndodhet pranë lumit Columbia në kufi me shtetin e Oregonit.

Related posts

Glauk Konjufca sot para gjykatës, në rigjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Hevzi

Kosovë, filloi “Festivali i 25-të i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest”

RTI

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë

admin