Si filmi i parë i festivalit u shfaq “Zëri i Hind Rajab” (The Voice of Hind Rajab), që tregon historinë e palestinezes 6-vjeçare Hind Rajab, e cila humbi jetën pasi mbeti e bllokuar në një automjet nën zjarrin izraelit në Gaza.
Në Prizreni të Kosovës filloi “Festivali i 25-të i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest”.
Hapja e festivalit u bë në kinemanë e hapur të ngritur mbi lumin Lumbardhi që kalon në qendër të Prizrenit. Në ceremoninë e hapjes u shfaq filmi “Phenomena” i regjisorit Josef Gatti.
Para ceremonisë së hapjes, si filmi i parë i festivalit u shfaq “Zëri i Hind Rajab” (The Voice of Hind Rajab), që tregon historinë e palestinezes 6-vjeçare Hind Rajab, e cila humbi jetën pasi mbeti e bllokuar në një automjet nën zjarrin izraelit në Gaza.
Në kuadër të festivalit, ku do të shfaqen 223 filma të shkurtër dhe dokumentarë nga Kosova, rajoni dhe bota, do të organizohen gjithashtu punëtori, panele, ekspozita fotografike, konferenca dhe koncerte.
Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së hapjes tha se, gjatë këtyre 25 viteve, festivali ka krijuar një kulturë bashkëjetese midis qytetit dhe publikut.
Ai tha se DokuFest ka tejkaluar qytetin ku lindi dhe njerëzit që e drejtojnë atë.
Festivali, i cili konsiderohet ndër aktivitetet më të mëdha të Ballkanit në fushën e filmave të shkurtër dhe dokumentarëve, pritet të tërheqë mijëra artdashës nga e gjithë bota në Prizren.
Në ditën e fundit të festivalit, më 15 gusht, do të ndahen çmimet në 8 kategori.
DokuFest ishte bërë i njohur në vitet e para të organizimit të tij për zhvillimin e shfaqjeve në “kinema të pazakonta”, të ngritura në qendrën historike të qytetit, mbi lumë dhe në kalanë e qytetit, për shkak të mungesës së sallave të kinemasë në Prizren.

