RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Zvërneci”: njihuni me (vetë)tredhjen e një politikani që s’shkëlqeu kurrë

“zverneci”:-njihuni-me-(vete)tredhjen-e-nje-politikani-qe-s’shkelqeu-kurre

Doli në shesh për armët kimike, por mat fjalët për projektet me Kushner-in nga pas

Ndërsa për armët kimike Berisha do dilte në shesh, së bashku me Bashën e tij, tashmë pa nam e Nishan, për Zvërnecin bën të tredhurin. Kuptohet pse. Me një non grata që s’po ja heq dot as Trump, siç iluziononte me një adoleshencë të pashërueshme politike, ai shpërfaqet i tredhur, ose i vetëtredhur, në guximin e munguar për të dalë kundër.

“Së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Megjithëse t’ju them këtu, e kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë. Së treti, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja”, u shpreh Berisha.

Kjo impotencë opozitare është dhe shkaku se pse Rama ndihet komod në qeverisje, duke iu trembur vetëm një shpërthimi zemërate jo opozitare politikisht, por asaj që mund të vijë nga qytetarët, nga vetë njerëzit pa parti. Modelet janë: armët kimike dhe studentët. /tesheshi

Related posts

Trump vë në dyshim mbështetjen që NATO do t’i ofronte SHBA-së nëse do të kishte vërtet nevojë për aleancën

Muhamet Ramadani

OBSH angazhohet për të mbështetur popullin sirian -VIDEO

Muhamet Ramadani

Kryeministri britanik diskuton për mbrojtjen me homologët holandezë dhe norvegjezë në Ankara

Irfan Jahiu