RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 72.941 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-72.941-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 72.941 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Rripit të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë trupat e pajetë të 2 palestinezëve dhe 40 të plagosurve të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 932 palestinezë dhe janë plagosur 2.859 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 781 palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.941 ndërsa numri i të plagosurve në 172.967.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Related posts

Trump: Irani është “ndëshkuar rëndë” nga bllokada amerikane

RTI

Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe

Muhamet Ramadani

Covid në Kinë: Qeveria publikon shifrat për herë të parë, 60 mijë vdekje në një muaj

admin