RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri kanadez: Nuk do të përgjigjemi ndaj çdo postimi të presidentit amerikan Trump

kryeministri-kanadez:-nuk-do-te-pergjigjemi-ndaj-cdo-postimi-te-presidentit-amerikan-trump

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney deklaroi se nuk do t’i përgjigjen çdo postimi në rrjetet sociale të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi Kanadanë si “shtetin e 51-të” dhe theksoi se duhet të vazhdojnë bashkëpunimin me administratën e Trumpit, transmeton Anadolu.

Carney bëri një deklaratë për gazetarët në konferencën për mediat në qytetin Longueuil të Kuebekut (Quebec).

Duke kujtuar përshkrimin e Trumpit për Kanadanë si “shtetin e 51-të” dhe ambasadorin e SHBA-së në Otava, Pete Hoekstra duke shpërndarë këtë postim në mediat sociale, një gazetar pyeti nëse ambasadori duhet apo jo të largohet nga vendi.

Duke iu përgjigjur me “jo” kësaj pyetjeje, Carney tha: “Kjo është një administratë me të cilën duhet të punojmë. Është partneri ynë më i madh tregtar, partneri ynë më i rëndësishëm i sigurisë dhe kemi marrëdhënie në shumë fusha të tjera. Ne punojmë me këtë administratë. Ne e pranojmë administratën ashtu siç është”, tha ai.

Carney theksoi se zyrtarët kanadezë vazhdojnë të takohen me homologët e tyre amerikanë për çështje të rëndësishme, përfshirë tregtinë, dhe vuri në dukje se ministri kanadez përgjegjës për tregtinë me SHBA-në, Dominic LeBlanc dhe kryenegociatorja Janice Charette mbajtën kontakte me administratën amerikane në Washington për marrëdhëniet tregtare.

Kryeministri kanadez Carney u pyet gjithashtu nëse ka ndikuar apo jo në bisedimet tregtare midis Kanadasë dhe SHBA-së, fakti që presidenti Trump e quan Kanadanë si “shteti i 51-të i SHBA-së”.

Duke thënë se Trumpi përdor mediat sociale në mënyrë aktive dhe se kjo frekuencë është rritur muajt e fundit, Carney tha: “Ne nuk do të përgjigjemi ose reagojmë ndaj gjithçkaje që ai ndan (poston)”.

Related posts

Zelenskyy kërkon përshpejtim të importeve të energjisë ndërsa Ukraina përballet me ndërprerje të rënda të rrymës

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm turk takohet me zyrtarë të lartë amerikanë

Muhamet Ramadani

NATO përkujton viktimat e tërmeteve të vitit 2023 në Turqi

RTI