RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman

kurti-takon-scholzin,-flasin-per-dialogun-dhe-planin-franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Në takim u bisedua për progresin në vend, që është evidentuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si dhe Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e përshëndeti Kancelari Scholz.

“Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit me Scholz.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se e njoftoi kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin për Procesin e Berlinit.

Sipas njoftimit, në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet më tej në njoftim.

Related posts

Një restorant në Paris akuzohet për ndarjen e klientëve sipas ngjyrës së lëkurës

admin

Presidenti i sapozgjedhur iranian zotohet për unitet dhe bashkëpunim në mesazhin paszgjedhor

admin

Një muaj paraburgim edhe për Urosh Vukasinoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

Muhamet Ramadani