RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Cisternat e naftës po rifillojnë lëvizjen përmes Ngushticës së Hormuzit

trump:-cisternat-e-naftes-po-rifillojne-levizjen-permes-ngushtices-se-hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se anijet që transportojnë naftë kanë filluar të dalin nga Ngushtica e Hormuzit, pasi SHBA-ja dhe Irani njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, transmeton Anadolu.

“Anijet po fillojnë të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po përdorin ‘autostradën’ jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e paprekur”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Ekzistojnë edhe rrugë të tjera të lundrimi”, shtoi ai.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit udhëhoqi ndërmjetësimin midis Washingtonit dhe Teheranit, sot herët njoftoi se SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje pas negociatave intensive, me të dyja palët që shpallën ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.

Related posts

“Zgjedhjet në Rusi janë fiktive”- Analiza e VOA: E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei Navalnyt

admin

Bosnja organizon maratonë vrapimi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi, Siri

Muhamet Ramadani

Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mjaftueshëm territore

admin