RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

UNMIK: Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Kurtin dhe Konjufcën

unmik:-zyrtari-i-larte-i-okb-se-u-takua-me-kurtin-dhe-konjufcen

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takime me krerët institucionalë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, Lacroix është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca.

Në komunikatë theksohet se diskutimet kanë vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresin e arritur, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit.

Lacroix ka rikonfirmuar mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe angazhimin e UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre vjetësh, ai ka zhvilluar gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Related posts

OpenAI konfirmon se agjentët e inteligjencës artificiale shkaktuan ndërprerje të një shërbimi softuerik gjatë testimit

Irfan Jahiu

KGJK e KPK i reagojnë Kurtit: Shteti t’i strehojë viktimat, të mos mbesin në mëshirën e organizatave jo-qeveritare

admin

Mitrovica dhe Vushtrria, komunat me më së shumti raste sociale

admin