RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Beogradi zyrtar mbron hapur Radoiçiqin, Petkoviq e quan “patriot” organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

beogradi-zyrtar-mbron-hapur-radoiciqin,-petkoviq-e-quan-“patriot”-organizatorin-e-sulmit-terrorist-ne-banjske

Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes një deklarate ka mbrojtur publikisht Milan Radoiçiqin, të cilin autoritetet e Kosovës e kanë identifikuar si organizatorin kryesor të sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Petkoviq, në reagimin e tij në “X” ndaj kritikave të opozitës serbe, e quajti “të ulët dhe të turpshme” akuzën se Radoiçiq është përgjegjës për terrorin ndaj serbëve, duke e hedhur fajin tërësisht te kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Petkoviqi sulmoi edhe politikanin opozitar serb, Miroslav Aleksiq, për shkak të kritikave ndaj Radoiçiqit, duke deklaruar se “një patriot serb nuk e dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt”.

Kjo deklaratë vjen si një mbështetje e qartë politike nga Beogradi zyrtar për një figurë të lidhur me sulmin e armatosur kundër forcave të rendit të Kosovës.

Radoiçiq vetë ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, duke thënë se ai personalisht ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pa u ndjekur penalisht nga autoritetet serbe.
Për sulmin terrorist në Banjskë, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë NATO-n kanë kërkuar në vazhdimësi përgjegjësi nga Serbia duke kërkuar që Milan Radoiçiq të sillet para drejtësisë

Related posts

Milanoviç: Shqipëria meriton të bëhet pjesë e BE-së

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Turqia do t’i vazhdojë përpjekjet për “paqe të drejtë” midis Rusisë dhe Ukrainës

Muhamet Ramadani

Mbreti i Jordanisë vlerësoi përpjekjet e Turqisë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

admin