RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, kleriku shiit al-Sadr hyn në grevë urie pas dhunës vdekjeprurëse

irak,-kleriku-shiit-al-sadr-hyn-ne-greve-urie-pas-dhunes-vdekjeprurese

Pas shpërthimit të dhunës vdekjeprurëse në Irak, kleriku shiit Muqtada al-Sadr njoftoi se ka filluar një grevë urie derisa dhuna të merrte fund, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve INA, Al-Sadr “ka shpallur një grevë urie, derisa dhuna dhe përdorimi i armëve të ndalojë”, thuhet në raportim, duke cituar një postim në Twitter nga Hassan al-Athari, anëtar i lartë i lëvizjes së kryesuar nga kleriku.

“Komuniteti i korruptuar nuk i jep askujt, pavarësisht gjithçkaje, një justifikim për përdorimin e dhunës nga të gjitha anët”, tha al-Athari.

Mediat lokale raportuan se më herët gjatë ditës të hënën, të paktën dhjetë protestues u vranë dhe 150 u plagosën pasi mbështetësit e klerikut al-Sadr sulmuan Pallatin Republikan, selia e qeverisë irakiane në Bagdad.

Situata u përkeqësua në Bagdad më herët gjatë ditës së hënë pasi al-Sadr tha se po largohej përgjithmonë nga politika.

Pallati Republikan ndodhet në Zonën e Gjelbër të fortifikuar, ku ndodhen gjithashtu agjencitë qeveritare dhe disa misione diplomatike të huaja.

Sipas dëshmitarëve okularë, përleshjet e armatosura shpërthyen midis besnikëve të klerikut al-Sadr dhe mbështetësve të lëvizjes rivale të Kornizës së Koordinimit, një grupacion i fuqive shiite të lidhura me Iranin.

Autoritetet irakiane shpallën orë policore në mbarë vendin në një përpjekje për të shuar trazirat.

Partitë politike në vend nuk kanë mundur të formojnë një qeveri të re që nga zgjedhjet e fundit të 10 tetorit 2021.

Related posts

Fundosja e “Bayesian”, autoritetet italiane paralajmërojnë një “bombën ekologjike”: Rreth 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e jahtit

admin

Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

admin

Aksident me fatalitet në Podujevë, vdes një grua

Muhamet Ramadani