RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh: Besimi global ndaj Donald Trumpit mbetet i ulët

sondazh:-besimi-global-ndaj-donald-trumpit-mbetet-i-ulet

Një sondazh i ri i publikuar të martën nga Qendra Kërkimore “Pew” zbulon se besimi global te presidenti amerikan Donald Trump, mbetet i ulët, ndërkohë që perceptimet për SHBA-në si partner i besueshëm vazhdojnë të dobësohen, transmeton Anadolu.

Sondazhi i realizuar midis shkurtit dhe majit 2026 me 42.151 të rritur në 36 vende, tregon se 23 për qind e të anketuarve besojnë në udhëheqjen e Trumpit për të trajtuar çështjet botërore ndërsa rreth dy të tretat shprehën pak ose aspak besim.

Sipas sondazhit, besimi ndaj Trumpit ka pësuar rënie në 16 nga 24 vende dhe nuk ka shënuar përmirësim në asnjë prej tyre.

Pikëpamjet për SHBA-në ishin kryesisht negative, me 37 për qind të të anketuarve që kishin opinion pozitiv, krahasuar me 57 për qind që ndanin mendim negativ. Vlerësimet ranë në 15 vende, me rënie të theksuara në Indonezi, Itali, Nigeri, Afrikën e Jugut dhe Korenë e Jugut.

Edhe perceptimet për rolin global të SHBA-së janë dobësuar. Pasi vetëm 35 për qind deklaruan se SHBA-ja kontribuon në paqen dhe stabilitetin global ndërsa 32 për qind besojnë se ajo merr parasysh interesat e vendeve të tjera në politikën e saj të jashtme.

Rënia është veçanërisht e dukshme në mesin e aleatëve të vjetër. Në Kanada, pjesa që shikon SHBA-në si partner të besueshëm ra nga 83 për qind në 2022 në 35 për qind sot. Në Gjermani, numri i njerëzve që besojnë se SHBA-ja merr parasysh interesat e vendeve të tjera ra nga 60 për qind para tre vitesh, në vetëm 23 për qind.

Related posts

Kovaçevski: T’i heqim kufinjtë e çmendur të ballkanit, janë vetëm burim i korrupsionit

admin

Italia: Situata pas vra’sjes së shefit të Ha’masit është “shqetësuese”

Muhamet Ramadani

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian uron kryeministrin e ri të Serbisë: Mezi pres të punojmë bashkë! Ta çojmë vendin drejt integrimit

admin