RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

hill:-nuk-besoj-e-as-s’kam-degjuar-qe-thaci-te-kete-urdheruar-aktivitete-te-paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Edhe sot avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq është duke e marrë në pyetje diplomatin Hill.

I pyetur se pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, Hill ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se Thaçi është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.

“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”.

Hill ka përshkruar sfidat e mëdha gjatë Konferencës së Rambujes, duke e cilësuar procesin si një “mision të pamundur” që nga dita e parë.

Related posts

Erdoğan: Turqia zgjodhi astronautët për misionin e parë hapësinor

admin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe homologu i tij izraelit diskutojnë për situatën në Gaza

Muhamet Ramadani

Lufta në Ukrainë, United24 bën bilancin e sulmeve: Rusia lëshoi 60 mijë bomba ajrore dhe 100 mijë dronë gjatë vitin 2025

admin