RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Vuçiq paralajmëron dorëheqjen: Brenda pak javësh do të largohem nga posti i presidentit

vuciq-paralajmeron-doreheqjen:-brenda-pak-javesh-do-te-largohem-nga-posti-i-presidentit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ditët e tij në krye të shtetit po i afrohen fundit, duke bërë të ditur se planifikon të largohet nga posti brenda pak javësh.

Gjatë një tubimi të Partisë Përparimtare Serbe në Beograd, Vuçiq tha se kjo mund të jetë paraqitja e tij e fundit para një turme kaq të madhe, duke lënë të kuptohet se dorëheqja e tij është afër.

Në të njëjtin aktivitet, ai prezantoi edhe listën zgjedhore “Serbia e Bashkuar”, e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur për Kosovën, Vuçiq u shpreh se Serbia mbetet e gatshme për dialog, por jo për negociata lidhur me, siç tha ai, “territorin e saj”.

Vuçiq ndodhet në pushtet prej 13 vitesh, ndërsa mandati i tij si president përfundon në mesin e vitit të ardhshëm.

Serbia vazhdon të përballet me protesta të vazhdueshme prej më shumë se një viti e gjysmë, të nisura pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Related posts

Gjermania në kërkim të fuqisë punëtore: 4 kritere që duhen përmbushur

admin

Trump: Ngushtica e Hormuzit është në “gjendje jashtëzakonisht të mirë”, 30 anije në natë po kalojnë

RTI

Turqia promovon fuqizimin e grave dhe lidershipin gjinor në ngjarjen e OKB-së në New York

Hevzi