RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhduket një person në Liqenin e Batllavës, FSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit

zhduket-nje-person-ne-liqenin-e-batllaves,-fsk-nis-operacionin-e-kerkim-shpetimit

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi nga FSK-ja i cili theksoi se, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, ekipi i kërkim-shpëtimit do të nisë operacionin për lokalizimin e personit të raportuar të zhdukur.

Qerimi poashtu bëri të ditur se operacioni do të zhvillohet në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren, të cilat tashmë kanë nisur kërkimet.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana i cili tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim, ndërsa për rastin priten informacione të tjera në vazhdim.

Related posts

“Goditja” vazhdon në Pejë, sekuestrohen katër armë – arrestohen shtatë persona

Muhamet Ramadani

25 vite nga bombardimi i NATO-s mbi Serbinë, Basha: Mirënjohje përjetë SHBA-ve, Britanisë dhe aleatëve tanë

admin

Presidenti turk Erdogan shënon Ditën e Afrikës dhe përvjetorin e Bashkimit Afrikan

Kushtrim Guraj