RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

dy-te-vdekur-dhe-nje-i-lenduar-ne-nje-aksident-te-rende-ne-obiliq,-policia-jep-detaje

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Obiliq.

Sipas informacioneve, viktimat dhe personi i lënduar janë të tre të nacionalitetit serb.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:00.

“Mbrëmë reth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.”, ka deklaruar Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident me pasoja fatale.

Related posts

Vlerësime negative për klinikat e tyre, afër 60 mjekë në Japoni ngrenë padi ndaj Google Maps

admin

Termocentralet me qymyr rifillojnë punën për shkak të krizës energjetike

admin

Reuters për arrestimin e spiunes ruse Daria Aslamova në Kosovë: Rusia aleati kryesor i Serbisë

admin