RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Aktakuzë ndaj 23 policëve që mbikëqyrin kufirin me Shqipërinë, lejuan të hyjnë në Kosovë persona pa u verifikuar

aktakuze-ndaj-23-policeve-qe-mbikeqyrin-kufirin-me-shqiperine,-lejuan-te-hyjne-ne-kosove-persona-pa-u-verifikuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzet e tre (23) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Morinë’’, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare.

Prokuroria njofton se ekziston dyshimi se ata kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal dhe ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal.

Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë Morinë’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi.

Related posts

Agjencia e Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut me seli në SHBA: 6.961 persona u vranë në protestat në Iran

Hevzi

Plagoset kryeministri sllovak pasi qëllohet me armë – VIDEO

Muhamet Ramadani

Nis me një shtrëngim duarsh, por më pas me sulme dhe kritika! Nga ekonomia tek emigracioni, ja debati presidencial mes Trump dhe Harris

admin