RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pritet me nderime të larta në Kroaci

osmani-pritet-me-nderime-te-larta-ne-kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni të lartë nga homologu i saj, Zoran Milanoviq në Kroaci.

Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Related posts

Uashingtoni paralajmëron armiqtë: Politika amerikane s’është një shenjë dobësie!

admin

Izraelitët arrestojnë 8 qytetarë, kolonët djegin një shtëpi dhe dy automjete në Betlehem

RTI

Osmani paralajmëron kandidim për mandat të dytë presidencial

Muhamet Ramadani