RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë

ministri-izraelit-i-mbrojtjes-kercenon-udheheqesit-iraniane

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz kërcënoi sot se Izraeli do të “pengojë” çdo udhëheqës të ardhshëm iranian që kërkon të sulmojë vendin e tij, transmeton Anadolu.

Komentet e tij erdhën ndërsa mijëra njerëz mbushën sot rrugët e Teheranit për një procesion masiv për liderin suprem të vrarë të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

“Çdo udhëheqës iranian që përpiqet të promovojë plane për të shkatërruar përsëri Izraelin, gjithashtu do të pengohet”, tha Katz në komentet e transmetuara nga gazeta “The Jerusalem Post”.

Ai pretendon se sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit “eliminuan kërcënimin e menjëhershëm të shkatërrimit ndaj Izraelit dhe dëmtuan rëndë kapacitetet strategjike të Iranit”.

“Izraeli është i përgatitur të mbrohet edhe një herë vetë në çdo kohë dhe kundër çdo kërcënimi”, shtoi Katz.

Irani dhe SHBA-ja arritën memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, me synim përfundimin e konfliktit të tyre ushtarak dhe arritjen e një marrëveshjeje të paqes së qëndrueshme.

Related posts

“Prishtina e Tirana duhet të kenë kanale komunikimi”, Haradinaj flet për politikën në Shqipëri: Raporte të mira me Metën dhe Berishën. Përplasja me Ramën? Jo personale, por…

admin

Yasemin Shaban e liruar nga burgu izraelit: Do të ndjekim gjurmët e rezistencës në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Kosova më e sigurt, 448 policë të rinj, Kurti: Niveli më i lartë i detyrës

admin