RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia ka ngritur mbi 450 mijë tenda dhe kontejnerë për viktimat e tërmetit

turqia-ka-ngritur-mbi-450-mije-tenda-dhe-kontejnere-per-viktimat-e-termetit

Zv/presidenti turk, Fuat Oktay, ka bërë të ditur se qytetet e tendave dhe kontejnerët janë ngritur në më shumë se 500 vende të ndryshme për viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit në Turqinë juglindore, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në Presidencën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), zv/presidenti Oktay njoftoi se qytetet e tendave u ngritën në 354 rajone me 437.613 tenda dhe 21.714 kontejnerë në 240 lokacione të ndryshme.

Ai tha se 30.8 miliardë lira turke (1.5 miliardë dollarë) u dërguan nga AFAD në provincat e prekura nga tërmetet dhe 22.3 miliardë lira turke (1.1 miliardë dollarë) nga institucionet dhe organizatat publike.

“Në zonën e fatkeqësisë dhe jashtë zonës së fatkeqësisë, në tenda, kontejnerë, konvikte, hotele, bujtina publike, objekte shkollore dhe objekte të tjera, gjithsej 2.19 milionë qytetarëve u ofrohen shërbime akomodimi”, tha Oktay.

Ai tha se mbi 1.37 milionë të mbijetuarve iu ndanë nga 10 mijë lira turke (527 dollarë) për familje si pagesë mbështetjeje. Përveç kësaj, shtoi ai, për 261.757 familje u ndanë nga 15 mijë lira turke (790 dollarë) ndihmë për zhvendosjen, procedura të pagesës të cilat ende janë në fuqi.

“Për më tepër, për të rifilluar prodhimtarinë në rajonet tona të prekura nga tërmeti, ne do t’i përfundojmë vendet e punës që kemi planifikuar në provincat tona sa më parë. Tani, gjithsej 8.825 vende pune janë planifikuar në Kahramanmaraş, 3.595 në Malatya, 155 në Osmaniye, 585 në Adıyaman, 300 në Gaziantep dhe 2.740 në Hatay”, tha Oktay.

“Ne qëndrojmë me punëtorët në këtë moment të vështirë me vetëdijen për të qenë një shtet social dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

Ai po ashtu theksoi se 1.8 milionë ndërtesa u inspektuan dhe pothuajse 20 për qind e mbeturinave janë hequr.

Related posts

Ja një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit këtë mëngjes në Palestinë

rezart morina

Vizita e kryeministrit të Kosovës, jehonë të madhe në Maqedoninë e Veriut

admin

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën polici shqiptar

admin