RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Aleanca me dy ndryshime në listën e deputetëve

kqz-certifikon-rezultatet-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-te-7-qershorit,-aleanca-me-dy-ndryshime-ne-listen-e-deputeteve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur më asnjë obligim për KQZ-në nga vendimet e Gjykatës Supreme, pasi të gjitha ankesat e paraqitura janë refuzuar.

Radoniqi ka njoftuar gjithashtu se nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është konfirmuar se nuk ka ankesa të mbetura në shqyrtim.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme KQZ ka pranuar dy emaila nga kandidatët e Aleancës, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, përmes të cilëve ata kanë deklaruar tërheqjen nga pranimi i mandatit të deputetit.

Me këtë rast, në listën e deputetëve të Aleancës do të ketë ndryshime. Në vend të Ardian Gjinit do të hyjë Bekë Berisha, ndërsa në vend të Daut Haradinajt do të jetë Burim Ramadani.

Rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit janë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 53 ulëse – 47.13%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 22 ulëse – 19.44%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18 ulëse – 16.69%
Lista Serbe: 9 ulëse – 5.40%
Aleanca : 7 ulëse – 6.74%

KQZ ka certifikuar rezultatet me 9 vota për, duke i hapur rrugë përfundimit të procesit zgjedhor dhe konstituimit të institucioneve të reja.

Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive.

Related posts

Një ditë pasi vendet e G7 ranë dakord t’i jepnin Kievit 50 miliardë dollarë hua, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

admin

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

admin

Të paktën 153 të vdekur pas goditjes së raportuar ndaj një shkolle në Iran

Kushtrim Guraj