RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Aleanca me dy ndryshime në listën e deputetëve

kqz-certifikon-rezultatet-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-te-7-qershorit,-aleanca-me-dy-ndryshime-ne-listen-e-deputeteve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur më asnjë obligim për KQZ-në nga vendimet e Gjykatës Supreme, pasi të gjitha ankesat e paraqitura janë refuzuar.

Radoniqi ka njoftuar gjithashtu se nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është konfirmuar se nuk ka ankesa të mbetura në shqyrtim.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme KQZ ka pranuar dy emaila nga kandidatët e Aleancës, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, përmes të cilëve ata kanë deklaruar tërheqjen nga pranimi i mandatit të deputetit.

Me këtë rast, në listën e deputetëve të Aleancës do të ketë ndryshime. Në vend të Ardian Gjinit do të hyjë Bekë Berisha, ndërsa në vend të Daut Haradinajt do të jetë Burim Ramadani.

Rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit janë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 53 ulëse – 47.13%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 22 ulëse – 19.44%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18 ulëse – 16.69%
Lista Serbe: 9 ulëse – 5.40%
Aleanca : 7 ulëse – 6.74%

KQZ ka certifikuar rezultatet me 9 vota për, duke i hapur rrugë përfundimit të procesit zgjedhor dhe konstituimit të institucioneve të reja.

Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive.

Related posts

U vra pak ditë më parë në Teheran, fjalët e fundit të frikshme të liderit të Hamas të thëna në publik

admin

Maqedoni e Veriut, studentët marshuan për Ditën Ndërkombëtare të Studentëve

admin

50 mijë tifozë brohorasin për Palestinën në Bilbao, kombëtarja humb miqësoren historike ndaj ekipit Bask

Muhamet Ramadani