RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kush fshihet pas lojërave të Ramës me enklavën kurde?

kush-fshihet-pas-lojerave-te-rames-me-enklaven-kurde?

Flirtimi i rrezikshëm i kryeministrit me proksit e Izraelit dhe loja destabilizuese kundër Turqisë dhe Sirisë

Skenografia teatrale me atlete të bardha në Kryeministri nuk mund ta fshehë dot diletantizmin e rrezikshëm dhe papërgjegjshmërinë kombëtare të Edi Ramës.

Pritja pompoze e delegacionit të Kurdistanit irakian, në prag të Samitit të NATO-s, dëshmon se politika e jashtme e Shqipërisë ka rënë në nivelin e një loje private, ku interesat strategjike të shtetit sakrifikohen për llogari të axhendave të huaja dhe të errëta.

Përtej retorikës boshe për “dixhitalizim” dhe “turizëm”, ky hap përbën një përzierje direkte të Tiranës në një nga vatrat më eksplozive të Lindjes së Mesme, duke marrë përsipër rreziqe gjeopolitike krejtësisht të panevojshme.

Rajoni Autonom i Kurdistanit irakian, i drejtuar nga klane familjare si ajo Talabani dhe Barzani, njihet ndërkombëtarisht për autokraci të theksuar dhe nivele alarmante korrupsioni, çka e bën këtë enklavë jo thjesht një entitet gjeografik, magazinë nafte apo destinacion turistik, por një instrument të mirëfilltë gjeopolitik të përdorur rregullisht si mjet presioni nga SHBA-ja dhe, veçanërisht, nga Izraeli.

Screenshot

Duhet theksuar se e ashtuquajtura tezë e “Kurdistanit të Bashkuar” nuk është gjë tjetër veçse një lojë e mirëllogaritur gjeostrategjike e Izraelit, i cili e përdor këtë kauzë si një pykë destabilizuese kundër Turqisë, Iranit apo Sirisë, në varësi të situatës dhe interesave të tij të momentit në rajon.

Duke flirtuar hapur me këtë udhëheqje problematike, Edi Rama po e fut Shqipërinë pa asnjë lloj transparence në këtë skenar të rrezikshëm, duke u bërë palë me një projekt që kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të fuqive rajonale dhe që në botën arabe e turke konsiderohet gjerësisht si një tentativë për krijimin e një “Izraeli të Madh”.

Vendimi për të pritur Qubad Talabanin disa orë përpara udhëtimit drejt Ankarasë përbën një provokim të pastër ndaj Turqisë, një partneri strategjik jetik për të cilin çështja kurde është një “vijë e kuqe” e sigurisë kombëtare.

Për më tepër, përvoja historike na ka mësuar se pas takimeve të tilla të pashpjegueshme të kësaj qeverie gjithmonë fshihen skandale apo afera korruptive që plasin muaj më vonë.

Pas rreziqeve që solli strehimi i muxhahedinëve iranianë, hipotezat për një zhvendosje të mundshme të “muxhahedinëve kurdë” apo për marrëveshje të dyshimta në sektorin e energjisë, ngrenë alarme serioze.

Aleancat strategjike nuk janë çështje e shijeve personale apo e kodeve të veshjes me atlete, por janë vendime sovrane shtetërore që kërkojnë debat institucional dhe analizë të rreptë.

Prandaj, sjellja e Ramës si një monark gjeopolitik që e kthen Tiranën në një qendër takimesh për proksit e Izraelit e ekspozon Shqipërinë ndaj rreziqeve asimetrike dhe armiqësive diplomatike, një diletantizëm i rrezikshëm që duhet ndalur përpara se faturën ta paguajnë të gjithë shqiptarët. /tesheshi

Related posts

Holanda mbledh mbi 88 milionë euro për Turqinë e Sirinë

Muhamet Ramadani

“Mes viktimave gra dhe fëmijë”- Ministria e Shëndetësisë në Liban: Sulmet izraelite vranë të paktën 100 persona, plagosën mbi 300 të tjerë

admin

Prindërit kërkuan pushim për nxënësit në fillim të janarit, Nagavci ua refuzoi

admin