RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika regjistron valën më vdekjeprurëse të të nxehtit që nga viti 2000

belgjika-regjistron-valen-me-vdekjeprurese-te-te-nxehtit-qe-nga-viti-2000

Belgjika regjistroi 1.747 vdekje më shumë se sa pritej gjatë valës së të nxehtit që zgjati nga 18 qershori deri më 1 korrik, duke e bërë atë valën më vdekjeprurëse të të nxehtit në vend që nga fillimi i gjurmimit të vdekshmërisë së tepërt në vitin 2000, sipas institutit belg të shëndetësisë “Sciensano”, transmeton Anadolu.

Vdekshmëria e tepërt gjatë kësaj periudhe arriti në 47.8 për qind, deklaroi “Sciensano”. Valonia regjistroi vdekshmërinë më të lartë të tepërt me 76 për qind, e ndjekur nga Brukseli me 60.9 për qind dhe Flamania me 31.4 për qind.

Instituti tha se mbetet ende e paqartë se pse vdekshmëria e tepërt ishte më e lartë në Valoni. Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 27 qershori, kur vdekshmëria e tepërt arriti në 146.5 për qind, gjë që përfaqëson 641 vdekje shtesë.

“Sciensano” bëri të ditur se vala e të nxehtit pati ndikim të rëndësishëm te njerëzit nën moshën 65 vjeç, ku vdekshmëria e tepërt në këtë grupmoshë arriti në 61.3 për qind ose 280 vdekje më shumë se sa pritej.

“Kjo tregon se efektet e të nxehtit mund të prekin gjithkënd”, tha instituti i shëndetësisë.

“Sciensano” e përshkroi këtë episod si një valë “të jashtëzakonshme” të të nxehtit dhe më të rëndën si në përqindje ashtu edhe në shifra absolute që kur filloi gjurmimi i vdekshmërisë së tepërt në vitin 2000.

Instituti ia atribuoi numrin e lartë të viktimave kohëzgjatjes së valës së të nxehtit, temperaturave të larta të qëndrueshme dhe përqendrimeve të rritura të ozonit.

Related posts

“Është arritur përparim në negociatat për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit”

admin

Ministri i ri i Jashtëm turk Hakan Fidan merr detyrën

Muhamet Ramadani

Palestina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ‘mbrojtje ndërkombëtare’

admin