RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Osmani bën thirrje për komunikim të drejtpërdrejtë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

osmani-ben-thirrje-per-komunikim-te-drejtperdrejte-mes-azerbajxhanit-dhe-armenise

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani i bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë, raporton Anadolu.

Osmani i cili ndodhet për vizitë në Azerbajxhan zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm, Jeyhun Bayramov. Pas takimeve dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve Osmani dhe Bayramov mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Osmani vuri në dukje problemin e minave në rajonin që Azerbajxhani çliroi nga pushtimi i Armenisë dhe tha se OSBE-ja ka përvojë të madhe në çështjen e pastrimit të minave dhe se do të bëjnë më të mundurën për të dhënë mbështetje për Azerbajxhanin në këtë çështje.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për ushtarët që humbën jetën në konfliktin e përjetuar dje në kufirin e Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë. Kam ardhur në rajon për të inkurajuar paqen dhe bashkëpunimin me bazë paqen. OSBE mund të sigurojë përvojën dhe burimet e saj për sigurimin e këtij komunikimi. Përpjekjet tona duhet t’i fokusojmë në paqe. Sigurimi i paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është i rëndësishëm. Në rajon duhet të vijë paqja. Edhe azerbajxhanasit edhe armenët e meritojnë paqen”, tha Osmani.

“Armenia duhet të distancohet nga hapa të tillë të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se Armenia ka bërë provokime politike dhe ushtarake edhe kur nga ndërmjetësit janë ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve, ku edhe konfliktet e shënuara dje në kufi janë provokim i planifikuar.

Ai tha se komandanti dhe zv/komandanti i njësisë së forcave speciale të Armenisë kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes në konfliktin e djeshëm dhe se provokimi ka filluar me urdhrin e tyre. “Armenia duhet të distancohet nga hapa të tillë të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm sepse përgjigjja dhe pasojat e kësaj mund të jenë shumë të rënda për Armeninë. Duam që partnerët tanë ndërkombëtarë t’ia përcjellin hapur Armenisë mesazhin tonë”, tha Bayramov.

Related posts

Kardinali katolik dënon “vrasjen me gjakftohtësi” të dy grave nga snajperi izraelit në një kishë në Gaza

admin

Ligji për nënat surrogate në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale

RTI

Paga minimale rritet në 350 euro

rezart morina