RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëshqitja e dheut vret 10 anëtarë të një familjeje në jug të Filipineve

rreshqitja-e-dheut-vret-10-anetare-te-nje-familjeje-ne-jug-te-filipineve

Të paktën 10 persona janë vrarë pasi një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura i varrosi ata në jug të Filipineve, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Filipine të Lajmeve, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me kohën lokale, kur rrëshqitja e dheut goditi një fshat bujqësor në komunën Malapatan, në provincën Sarangani.

Reshjet e dendura u shkaktuan nga tajfuni Inday, ndërsa zyrtarët lokal thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin “operacionet e nxjerrjes për të siguruar që të gjithë personat e zhdukur të gjenden, qofshin të vdekur apo të gjallë”.

“Viktimat kishin lidhje me njëra-tjetrën, si për nga afërsia familjare ashtu edhe nga gjaku”, tha kryetari i komunës Malapatan, Salway Sumbo Jr.

Zyrtarët thanë se viktimat me gjasë ishin duke fjetur kur rrëshqitja e dheut ndodhi gjatë natës.

“Evakuimi i detyruar po zhvillohet në disa zona të Malapatanit, ndërsa reshjet e lehta deri të dendura vazhdojnë në të gjithë provincën”, shtoi kryetari i komunës.

Related posts

Presidentja e Perusë nuk pranon të dorëhiqet pavarësisht javëve me dhunë

admin

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Sulmohet Putin? Atentat me tritol gjatë një udhëtimi me limuzinë

admin