RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Perusë nuk pranon të dorëhiqet pavarësisht javëve me dhunë

presidentja-e-peruse-nuk-pranon-te-dorehiqet-pavaresisht-javeve-me-dhune

Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, ka refuzuar të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave antiqeveritare që kanë tronditur vendin.

“Unë nuk do të jap dorëheqjen. Angazhimi im është me Perunë”, ka thënë ajo në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv të premten mbrëma, raportoi BBC-ja të shtunën.

Përleshjet e dhunshme në javët e fundit kanë lënë dhjetëra të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Boluarte ka thënë se i vinte keq për vdekjet që ndodhën gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë, por ajo këmbënguli se do të vazhdonte si udhëheqëse.

Dhuna u shkaktua nga arrestimi i ish-presidentit, Pedro Castillo në dhjetor, pasi ai u përpoq të pezullonte Kongresin pasi humbi një votë për shkarkim.

Mbështetësit e Castillos kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe kanë bërë thirrje për largimin e Boluartes.

Por presidentja hodhi poshtë mundësinë e thirrjes së një asambleje kushtetuese siç kërkohet nga protestuesit, duke thënë se kjo nuk mund të ndodhë brenda natës.

Ajo ka akuzuar fraksionet radikale për shkaktimin e kaosit, rrëmujës dhe shkatërrimit dhe se po e çojnë vendin në ngërç.

Disa anëtarë të qeverisë së Boluarte dhanë dorëheqjen të premten, përfshirë ministrin e Brendshëm. /koha

Related posts

Stoltenberg: Ndihma ndaj Ukrainës nuk na bën palë në konflikt

rezart morina

Gjermani, ambientalistët kullosin lopët në kopshtin e parlamentit

admin

BeH, Zvizdiq thirrje anëtarëve të NATO-s të vendosin ushtarë në territorin e distriktit Bërçko

rezart morina