RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

plagoset-nje-person-me-arme-zjarri-ne-prishtine

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e ngjarjes.

Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Related posts

KQZ: Zgjedhjet e 28 dhjetorit do t’i kushtojnë shtetit 7.7 milionë euro

Muhamet Ramadani

“E shtyja duke i thënë ‘jo’, ai nuk u ndal!”- Padi e re kundër kongresmenit amerikan, një grua akuzon Eric Swalwell se e ka droguar dhe p*rdhunuar!

admin

246 vjet nga pavarësia e SHBA-së

admin