RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Veri, digjet një veturë – dëmtohen tri të tjera

​dyshohet-per-zjarrvenie-te-qellimshme-ne-veri,-digjet-nje-veture-–-demtohen-tri-te-tjera

Policia e Kosovës po heton tri raste të ndara të raportuara gjatë së premtes në Mitrovicën e Veriut, ku përfshihet një zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një automjet dhe dy raste të dëmtimit të veturave.

Sipas raportit policor, rreth orës 15:00 në rrugën “Zoran Gjingjiq”, një automjet në pronësi të një gruaje kosovare është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa eksperti i zjarreve ka vlerësuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.

Në një rast tjetër, në rrugën “Mesud Dzekovic”, një burrë ka raportuar se një i dyshuar i kishte dëmtuar dy automjetet e tij duke i goditur me gurë.

I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në rrugën “Qeta e Minatorëve”, një grua ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e automjetit duke e goditur me gur.

Edhe ky rast është iniciuar dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.

Related posts

Gaza, vazhdon zhvarrosja e trupave të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa

admin

Sondazhi tregon rritje të pakënaqësisë ndaj Scholz, 2/3 e gjermanëve duan një qeveri të re

Muhamet Ramadani

Axios: Kuba siguron më shumë se 300 dronë ushtarakë, planifikon sulme ndaj objektivave amerikane

admin